Ky emer dhe kjo zone kane terhequr shume studiues dhe personalitete kulturore e politike te te gjitha kohrave per lashtesine e banimit; per prodhimin e larte dhe per "jeten e begate" siç shprehet Frang Bardhi.
Eshte zone qe ka pasur aktivitet te gjere politik, kulturor dhe fetar e trashegon tradita me vlere mbarekombetare. Gjithçka e ruajtur nga traditat lidhet me origjinen e tyre Ilire: veshja, ritet e dasmave dhe te hidherimeve. Zona ka vende me banim shume te vjeter qe para eres sone si: Gajtani, Sarda, Fishta,Troshani, Blinishti, Kallmeti, Krytha etj. Kete e kane treguar objektet arkeologjike te gjetura ne mbare kete zone, te cilat jane me vlere jo vetem mbarekombetare, por edhe me gjere. Emri qe mban aktualisht eshte nje kalk ne sllavisht: za - tej; drim - drini, qe e perkthyer ne shqip do te thote Tejdrine.(tejdrinit) Eshte quajtur ne vite edhe Fushedrine, Perdrina etj. Emri Fushdrine nuk e pasqyron realitetin per arsye se kjo krahine eshte e shtrire ne fushe dhe ne male siç eshte Zadrima e Siperme dhe Zadrima e Poshtme. Rruga e kalldramit qe kalon permes Zadrimes eshte ndertuar nga Jul Qezari ne fillim te eres sone, pastaj eshte zgjeruar e zgjatuar per te shkuar ne Zeta (Diokle) Ne shekullin e XIII (13te) dhe me vone, pas nje demtimi shekullor eshte riparuar dhe ndryshuar drejtimi neper fushe. Me sa duket urat e riparuara mbajne edhe sot emrat e riparuesve te tyre si: Ura plakgjon (plaku Gjon), Ura e Shkines (Shkie - Shkine - Grua malazeze), Ura e Re, Ura e Marin Sumes (Marin Suma ishte nga fshati Blinisht dhe kryente detyren e Ipeshkvit te Sapes ne kete kohe) Ardhja e sllaveve ne ILIRI dhe ne Ballkan ne shekullin e VI - VII,(5te-7te) jo vetem i dhane grushtin e fundit rendit skllavopronar, por nderprene edhe procesin e romanizimit te popullsise ILIRE qe kishte filluar qe nga viti 168 para lindjes se Krishtit. Studiuesi i nderuar Milan Shuflai na jep dy fakte te rendesishme te ardhjes se sllaveve ne Balkan dhe ne ILIRI. Sa kuptohet, historiani kroat ka gjetur dokumente ne te cilat kuptojme se sllavet si objekt te vendosjes se tyre ne Ballkan kishin ILIRINE e veçanerisht ate bregdetare.............. Midis viteve 610 - 626 u zhvilluan sulme te fuqishme, ne te cilat sllavet shkaterruan pjesen me te madhe te ILIRIKUT. Pas renies se shtetit Bullgar per Shqiptaret u shfaq rreziku Serb........ Me vone, ne vitin 1096, ne kryqezaten e pare, normanet i shpallen Shqiptaret aleate dhe me ndihmen e tyre vune dore mbi gryken e Albancit. Buemundi u detyrua te largohej dhe krahinat nga Drini e poshte kaluan nen Bizantin.
Albania-Population 2009 2,986,952 Land Area 28,748 km2 Capital Tirana (Tirane) Currency leke (ALL) Latitude / Longitude 41 00 20 00 E
Loading
23 Tetor 2011 Festa me rastin e 140 Vjetorit te lindjes se poetit tone kombetar At.Gjergj Fishta ne Fishte.